Protestat në Serbi/ Rriten tensionet, makina përplaset me protestuesit në Beograd, tre të plagosur (Video)

1 Min Read

Tre persona u plagosën lehtë në Beograd të shtunën në mëngjes kur një makinë u përplas me një turmë protestuesish që po shkonte drejt Parlamentit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia arrestoi shoferin 50vjeçar i cili dyshohet se i bëri rezistencë arrestimit.

“Personat që u goditën në zonën e Belë Vodës ishin dy gra dhe një i ri , të cilët janë kontrolluar në urgjencë. Pas diagnostikimit të plotë janë konstatuar lëndime të lehta trupore”. njoftoi zyra e shtypit e ministrisë, duke theksuar se po vijon bashkëpunimi me prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Studentët protestues dhe mbështetësit e opozitës u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të demonstratës që të mblidhen pasditen e sotme para ndërtesës së Kuvendit. Demonstrata nuk ishte miratuar nga autoritetet e Beogradit.

IG @moj_beo_grad_

UZNEMIRUJUĆE

Upravo pregažena žena u Žarkovu kod vera, vozač pobegao. pic.twitter.com/CY7rFLe0UV

— Željko Kisa (@ZeljkoKisa) March 15, 2025

The post Protestat në Serbi/ Rriten tensionet, makina përplaset me protestuesit në Beograd, tre të plagosur (Video) appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment