Protesta për mbylljen e Tik Tok/ Të rinjtë me pankarta në duar nisen nga selia blu drejt Kryeministrisë

1 Min Read

Po mbahet në bulevardin kryesor të kryeqytetit protesta e thirrur nga opozita kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok.

Dhjetëra të rinj me pankarta në duar janë nisur nga selia e PD dhe po marshojnë në sheshin Skënderbej për t’u vendosur para kryeministrisë.

PD e cilëson mbylljen e tik tok si akt censure të fjalës së lirë, një veprim që vjen në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka angazhuar në terren 1 mijë efektivë.

Disa rrugë në kryeqytet janë bllokuar për shkak të tubimit elektoral të PD.

Protesta e Partisë Demokratike do të kulmojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.

Share This Article
Leave a Comment