“Po censurojnë fjalën e lirë”/ Noka nga protesta: E mbyllën TikTok se ishte rrjeti i vetëm që nuk e kontrollonin dot

1 Min Read

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, e ka cilësuar mbylljen e aplikacionit TikTok si një censurë ndaj fjalës së lirë. Në fjalën e tij nga protesta që po mbahet para kryeministrisë, Noka u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë shqiptarëve.

 Sipas tij qeveria vendosi për mbylljen e TikTok pasi ishte i vetmi aplikacion që nuk e kontrollon dot dhe ishte i vetmi rrjet që tregonte hapur shkeljet e qeverisë. 

“Rama ka panik nga fjala e lirë. Komisioni i censurës me në krye Bracen këtë qëllim kishte. TikToku aplikacioni më i pa kontrolluar nga qeveria ku i çirret maska Ramës. Meqë dështoi me komisionin po përpiqet të bëjë censurën e TikTok. Do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve. Që Edi Rama ka panik nga fjala e mirë kjo është evidente. Të eleminojnë fjalën e lirë këtë synim kanë, të censurojnë çdo rrjet social që pasqyron të vërtetën. TikTok është një nga rrjetet sociale më të pakontrolluara nga regjimi dhe ishte një platformë ku i çirrej maska Ramës dhe regjimit të tij”,- tha Noka.

Share This Article
Leave a Comment