TIRANË- Protesta e Opozitës për mbylljen e TikTokut ka përfunduar pas rreth një ore nga nisja e tij. Mijëra të rinj u mblodhën sot në sheshin para Kryeministrisë me pankarta dhe fjalime para të pranishmëve.
Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.