TIRANË – Një biznes “Fast-Foodi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet edhe si tregu i biçikletave në kryeqytet, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në pajisjet e biznesit.
Bëhet me dije se nga zjarri janë shkaktuar dëme të kosniderueshme materiale, ndërsa për nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes për neutralizimin e flakëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.