PD do ta çojë vendin në Bashkimin Europian

1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj komentuesve, duke theksuar se, nën udhëheqjen e Edi Ramës, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është gjithnjë e më i larguar. Ai e cilësoi deklaratën e Ramës si “qesharake” dhe një mashtrim që nuk do të gjejë mbështetje nga shqiptarët.

Berisha kritikoi ashpër Edi Ramën për përfshirjen e tij në skandale korruptive dhe lidhjet me krimin transnacional, duke theksuar se me një qeverisje të tillë, Shqipëria nuk do të mund të plotësojë asnjë kriter të Bashkimit Europian. Sipas tij, me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi për t’u pranuar në BE. Ai shtoi se me një qeveri të tillë, integrimi në BE do të mbetet një horizont që largohet me shpejtësi.

in e pyetësorit, liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, duke theksuar se këto janë arritur përmes një procesi të bazuar në meritë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian.

 

Share This Article
Leave a Comment