Partizani është për herë të pesëmbëdhjetë fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.
Në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, Partizani ka fituar 3-0 ndaj Tiranës në një “deja vu” të finales së Kupës së Shqipërisë të sezonit të kaluar.
25-19 seti i parë për të kuqtë e Ylli Tomorit. 25-18 i dyti po për të kuqtë. Por ndërkohë u është dashur shumë punë në setin e tretë, të cilin e kanë fituar 25-23 dhe 3-0.
Osman Qepa ishte lojtari më i mirë i Kupës së Shqipërisë, ndërsa skuadra e kuq ngriti trofeun.