TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok.
Berisha e ka cilësuar mbylljen e platformës online si censurë ndaj fjalës së tij. Në një reagim në rrjete sociale Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.
Postimi i Berishës:
Gjëja që urreja më shumë ishte censura; nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta lejoj që fëmijët tanë të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F3876209479309096%2F&show_text=true&width=267&t=0