“O Sali o hero”/ Berisha mbërrin në protestë, qytetarët e presin me brohoritje

1 Min Read

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në protestën e thirrur nga opozita, që po zhvillohet para kryeministrisë. Berisha është bashkuar me qytetarët të cilët ishin mbledhur me pankarta në duar, ndërsa e kanë pritur liderin demokrat me brohoritje, “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do, “E duam Shqipërinë me Sali Berishën”.

Berisha e ka cilësuar mbylljen e platformës online TikTok si censurë ndaj fjalës së tij. Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.

Berisha thotë se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe për faktin se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Share This Article
Leave a Comment