Vetën pak momente para protestës së thirrur nga opozita për të kundërshtuar vendimin e qeverisë Rama për të mbyllur rrjetin social TikTok, kreu i opozitës Sali Berisha ka ndarë një mesazh në faqen tij në facebook.
“Gjëja që urreja më shumë ishte censura; nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta lejoj që fëmijët tanë të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës”, shkruan Berisha.
Kujtojmë që Partia Demokratike do të mbajë në orën 17:00 protestën kundër mbylljes së rrjetit social TikTok.