Nuk është akt censure, por çështje e një gjeopolitike globale

1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për media ka komentuar vendimin për të mbyllur Zërin e Amerikës.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si çështje të një gjeopolitike globale, jo censurë.

“Gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, pavarësisht se ç’thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar. E dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur ka qenë për censurën, garancinë që dha se nuk do të ketë censurë.

Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Pra ata e konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen, të kufizohen. Ose të shmangin një propagandë që administrata aktuale e konsideron të tepër. S’ka të bëjë me censurën. Ai është një ent publik.

Nesër mund të vendoset të mbyllet tv shtetëror, por nëse tv private kanë të gjithë hapësirën, nuk ka censurë. Në këtë aspekt mund të them se ishte një akt anticensurë mbyllja e VOA”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a Comment