Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të shtunë për mbylljen e aplikacionit TikTok. Qytetarët janë mbledhur me pankarta në duart para kryeministrisë, ku shkruhet “E çove dhe TikTokun në emigracion”, “Martinin e vrau qeveria jo TikToku”, “Kundër censurës” etj.
Protesta ka nisur në orën 19:00, ndërsa pritet dhe ardhja e kreut të PDsë Sali Berisha në protestë. Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit TikTok. Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.
Të rinj janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë dhe kërkojnë nga qeveria mos mbylljen e TikTokut. Protesta e sotme është e thirrur nga Opozita dhe ka në synim bllokimin e censurës, që sipas Berishës është mbyllja e TikTok.
Të rinjtë shprehen të revoltuar nga akti i qeverisë shqiptare dhe theksojnë se mbyllja bëhet për t’i çensuarua zërat e lirë dhe denoncues të aferave korruptive të qeverisë Rama.
The post Nis protesta/ Hidhen mjete piroteknike në nisje të tubimit appeared first on GIJOTINA.