TIRANË – Një i ri ka mbajtur fjalën në protestën që po mbahet këtë pasdite para kryeministrisë për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok. Laert Vasili gjatë fjalës së tij për të pranishmit teksa ka folur mbi PD dhe kontributin që kjo e fundit ka dhënë në vend sipas tij, u shpreh se TikTok nuk duhet mbyllur pasi është censurë.
Ndër të tjera Vasili u shpreh se sot sipas tij Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo artist, referuar kreut të qeverisë Edi Rama dhe liderit demokrat Sali Berisha.
Laert Vasili: PD e ka bërë të qartë që nëse vjen në pushtet shqiptarët do të kalojnë varfërinë. Programi i PD ka një lokomotivë shumë të fuqishme që do ta tërheqë, është rinia shqiptare. Vetëm me rininë në krahë Shqipëria Madhështore mund të behët realitet i prekshëm.Më 12 Maj TikTok do të hapet dhe censura do të marrë fund. Mos harroni Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo artist! Rroftë fjala e lirë!