Qyteti i Librazhdit është një ndër qytetet më të qeta përsa i përket qetësisë publike dhe kriminalitetit. Nëse i hedh një sy njoftimeve të herë pas hershme të Policisë Vendore Elbasan, vëren se shkeljet më të shpeshta që ky qytet ka janë shkeljet e kodit rrugor, si drejtim automjeti në gjendje të dehur apo drejtimi i mjetit pa leje drejtimi.
Por nuk mungon dhe dhuna në familje si dhe konfliktet për shkak të pronës. Por kurrsesi krime të tjera si vrasja apo plagosja, që kanë vite që nuk egzistojnë në statistikat e regjistrave të policisë të Librazhdit.
Dhe pavarësisht se kriminaliteti në këtë qytet është pothuajse zero, kupola drejtuese e komisariatit Librazhd përbëhet në hierarkinë e saj nga drejtues të akuzuar për korrupsion apo si bashkpuntorë me krimin.
I pari është shefi i komisariatit i këtij qyteti Elton Halili, i emëruar në këtë post vetëm para 2 muajsh. Halili është ish shefi komisariatit të Pogradecit që tentoi të fshehë ngjarjen e rëndë ku gjeti vdekjen 42 vjecari Egli Proda, pas dhunës së ushtruar nga 29 vjecari Denis Mece.
Shefi Komisariatit të Pogradecit në atë kohë, Elton Halili nuk bëri as përpjekjen më të vogël që të zbatonte ligjin ashtu sic duhet dhe të raportonte ngjarjen.
Përkundrazi, Halili tentoi ta fshehë atë duke e trajtuar vdekjen e babait të dy fëmijëve si një i dehur që humb ndjenjat dhe vdes në mes të rrugës. Ishin denoncimet në media dhe të dëshmitarëve të ndryshëm ato që nxorrën zbuluar Halilin, duke nxjerrë në pah të vërtetën dhe dërguar para përgjegjësisë autorin e dyshuar.
Por pavarësisht skandalit të madh, Halili as që mendoi dorheqjen dhe pse u bë bashkpuntor në vrasje. Përkundrazi ai pa shumë zhurmë erdhi në krye të Komisariatit të Librazhdit duke vazhduar i qetë zullumin e tij.
Denoncime ka që dhe pse ka vetëm pak muaj në drejtimin e këtij komisariati, Halili i ka lëshuar ‘zagarët’ e tij në mbledhjen e haraceve tek shkelësit e ligjit, sic janë kompanitë e drruve që shfrytëzojnë pyjet pa kriter dhe që shkelësi të jetë i qetë nga ana e policisë duhet ta ‘ngjyejë qerren’.
Një gradë më poshtë në hierarkinë e komanduese të Komisariatit të Librazhdit është shefi i rendit i këtij institucioni, Gramoz Dafku. Dafku vjen si shef rendi në këtë komisariat pas ndalimit dhe pezullimit për disa muaj nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, pasi ishte i përfshirë në skandalin e përvetësimit të gjobave në rrugën e kombit ku ishte dhe shef i seksionit të qarkullimit në këtë rrugë.
Dafku ishte një prej efektivëve kryesorë të përfshirë së bashku me 22 efektivë të tjerë të cilët rezultuan të përfshirë në këtë skemë vjedhje pas një hetimi 9 mujor nga AMP. Dafku me shokë kishin shënjestruar mjetet e huaja dhe ato të Kosovës, duke i gjobitur në procesverbalë të dubluar nga efektivët, që i tregoheshin shoferëve sa për sy dhe vjelja e gjobës bëhej në vend nga efektivët , të cilët nuk i dorzonin gjobat në komisariat por i ndanin me njëri tjetrin, duke ndarë vec edhe pjesën e Shef Gramozit.
Misterioze historia sesi ja ka hedhur Dafku hetimeve 9 mujore që AMP-ja kishte zhvilluar në atë kohë duke ja hedhur pa u lagur dhe ardhur si Shef Rendi në Komisariatin e Librazhdit.
Për të vazhduar më poshtë në hierarki me Shefin e Krimeve të Librazhdit, Erion Cekrezi. Ky i fundit vjen pas një eksperience disa mujore pune në Komisariatin e Elbasanit si Oficer Policie Gjyqësore, i famshëm për rastin e publikuar në emision Fiks Fare, ku u tregua me fakte në atë kohë se tjetër kishte shkruar në procesverbalin e arrestimit për një shtetas dhe tjetër që pohonte me zë dhe figurë në kamerën e fshehtë te realizuar nga gazetarët e Fiks Fare.
OPGJ-ja Erion Cekrezi pa bërë verifikimet e duhura për një rast të dhunës në familje në qytetin e Rrogozhinës, arreston kryefamiljarin duke rënduar akuzat mbi të në ajër, si përsëritës i kësaj vepre dhe i arrestuar në flagrancë për këtë vepër.
Por teksa në procesverbalin e arrestimit kopetenti Cekrezi ishte i qartë e bardha mbi të zezë krejt të kundërtën pranon në telefonatëm e regjistruar nga i ati i të arrestuarit.
Në telefon Cekrezi i pranon me gojën e tij se të arrestuarin e kishte thirrur nëpërmjet telefonit në komisariat thjesht për një sqarim të vogël por befas e kishte arrestuar pasi kishte pasur një kallzim nga bashkshortja e të arrestuarit.
‘Unë e telefonova vetë djalin tënd Abdualla por ai nuk duhet të vinte se po erdhe ne të arrestojmë, se është e keqe dhuna në familje’ shprehet nëpërmjet telefonit OPGJ-ja Cekrezi. Dhe kur pyetet se përse e kishte shkruajtur në procesverbal se e kishte arrestuar në kushtet e flagrancës kur i arrestuari kishte shkuar vetë në polici, Cekrezi shprehej se skishte si ta shkruante ndryshe pasi ashtu e donte puna.
Pa më të voglin dyshim që cështja ishte kopsitur vetë në atë mënyrë nga Cekrezi që qytetari të dënohej padrejtësisht pasi kështu Cekrezi justifikonte dhe ‘kafen’ që mund të kishte marrë nga denoncuesja për ti bërë më të keqen bashkshortit të saj.
Dhe përpost kësaj mungese të theksuar profesionalizmi, vetëm pak muaj më vonë Cekrezin e ngrenë në detyrë duke e bërë Shef Rendi në Librazhd. Cudira shqiptare që vetëm këtu tek ne ndodhin.
Për të ardhur te qershia mbi tortë, Inspektori i Krimeve në Librazhd i emëruar para pak javëve, Theofan Telo. Ky i fundit vetëm para pak muajsh është pezulluar nga detyra e OPGJ-së, që mbante në Komisariatin e Elbasanit, ku u ndalua dhe pezullua nga detyra pasi së bashku me dy efektivë të rendit, lejuan arratisjen e dy të burgosurve që ishin në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Elbasanit.
Sipas Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Theofani dyshohej që kishte krijuar lehtësira me dashje për dy të ndaluarit, që ata të arratiseshin ditën për diell nga dhomat e shoqërimit. Por vetëm pas dy javë hetimesh nga AMP-ja, Telo diti si ti lëvizë fijet dhe del krej pa lagur duke zhytur më të dobtin në këtë hetim, njërin prej oficerëve të rendit që ishte gjatë shoqërimit të të arratisurve.
Duke ja hedhur paq kësaj shkelje të rëndë, Theofan Telo patjetër që do duhej të leviztë në një komisariat tjetër, dhe serbes serbes tepelenasi vjen si inspektor krimesh në Librazhd duke vazhduar zullumet e tij që në ditët e para të punës së tij në Komisariatin e Librazhdit.
Me zë dhe figurë në ditë në vijim Timoni.al do të publikojë fakte sesi në bashkpunim të tërthortë me njeri tjetrin, këta drejtues të korruptuar të Komisariatit Librazhd zhvasi qytetarët e thjeshtë të këtij qyteti me cfarëdolloj makinacioni.
Të rinj që shoqërohen në komisariat për qarkullim me muzikë të lartë apo ndonjë xhirim gomash dhe pasi paguajnë rryshfet lihen të lirë sikur ska ndodhur asgjë.
Familjarë hallexhinj të fshatrave të ndryshëm të Librazhdit që përplasen në zyrat e Komisariatit për një mijë e një halle, por që gjejnë në këto zyra oficerë policie, inspektorë apo shefa ‘Don Zhuanë’ që kanë si qëllim ndonjë lidhje të fshehtë dashurore sesa tju zgjidhin hallin hallexhinjve. (Vijon…)