Është mbyllur ditën e sotme java e 28 e Kategorisë së Parë.
Katër skuadrat e para në renditje kanë konfirmuar formën e mirë që po kalojnë duke arritur fitore ndaj kundërshtarëve përkatës për të vazhduar rrugëtimin e tyre.
Vorës së vendit të parë i ka mjaftuar goli i Skënderit për të mundur në transfertë Kastriotin, duke ruajtur pozitën në renditje. Ndërkohë, Flamurtari është përgjigjur shpejt me një goleadë të mirëfilltë 4-0 ndaj Lushnjës po jashtë fushe, në një sukses të rëndësishëm për vlonjatët që kanë gjetur përsëri ritmin e tyre.
Më e komplikuar ishte fitorja për Besën, e cila vuajti shumë për të marrë tre pikët dhe iu desh një gol i Nonatos për të mposhtur liqenorët.
Ndërkaq, duhet theksuar edhe barazimi 1-1 mes Korabit dhe Kukësit, që nuk ndau dy skuadrat të cilat janë në betejë direkte për të shmangur rënien nga kategoria.
Renditja: