Gjendet i vdekur një i moshuar në Vlorë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh |

1 Min Read

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e ti mesditën e kësaj të shtune, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore të Novoselës në Vlorë.

Viktima është shtetasi H. T., 81 vjeç, teksa sipas autorieteve policore, nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.

Raportohet se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe trupi i 81-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment