FOTO/ “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, opozita proteston me pankarta përballë Kryeministrisë |

1 Min Read

Pak më parë ka nisur protesta e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.

Të rinjtë e FRPD mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor.

Të tjera pankarta shkruajnë: “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”!

Kujtojmë që Qeveria vendosi të mbyllë rrjetin social, ndaj të cilit edhe shumë vende të tjera në botë kanë vendosur masa, pas vrasjes së të riut Martin Cani nga një bashkëmoshatar ndërkohë që për këtë çështje u zhvillua dhe një konsultë me prindër dhe mësues.

 

Share This Article
Leave a Comment