FOTO/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç, qindra mijëra njerëz ‘pushtojnë’ Beogradin |

1 Min Read

Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës.

Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.

Nderkohe Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.

Deri më tani nuk ka pasur incidente të mëdha apo shkelje të rendit publik, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a Comment