Dygolësh i Mbappe, Reali përmbys në pak minuta Villarreal-in |

1 Min Read

Reali po luan në transfertën e vështirë ndaj Villarreal, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7-të me J. Foyth.

Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë. Madrilenët barazuan shifrat pas 10 minutash.

Mbappe asiston bukur në zonë për Brahim Diaz, i cili nuk arrin dot të mposhtë portierin e Villarreal, gjë që e bën më së miri në tentativën e dytë, sulmuesi francez.

Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe i jep avantazhin Real-it me golin e tij, pas asistit të Lucas Vasquez. Me këtë dygolësh, Mbappe shkon në kuotën e 31 golave me fanellën e Real Madridit për këtë sezon deri tani.

SHIKOGOLAT

Share This Article
Leave a Comment