Drejtësia e re kërkon të mbyllë çështjen

1 Min Read

Të gjithë heshtin dhe madje janë shokë dhe bëjnë muhabete me përgjegjësit e shpërthimit të përgjakshëm të 15 marsit 2008 në Gërdec, me asnjë të ndëshkuar dhe ku shumë prej tyre janë edhe kandidatë në listat e sigurta për deputetë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ai kritikon edhe drejtësinë e re, që shprehet se kërkon veç ta mbyllë çështjen me një dënim banal, pa hetuar në themel krimin dhe korrupsionin e përgjakur të asaj dite. Dhe kjo sipas ligjvënësit socialist, “sepse kanë frikë të prekin përgjegjësit realë të korrupsionit të përgjakshëm, i vetmi i tillë në historinë e këtij vendi”.

Postimi i Erion Braçes në rrjetin social Instagram

Pasoja e krimit: 26 burra e gra, djem e vajza, fëmijë të mitur, foshnjë në bark të nënave, pjekur të gjallë! Ky është korrupsioni dhe ky është gjaku i korrupsionit! Po tallja cila është?

Asnjë përgjegjës politik i shpallur fajtor dhe i dënuar, asnjë! Secili prej përgjegjësve politikë është gjallë, në aktivitet të plotë politik, madje në lista të deputetëve e deputete 100% të sigurt edhe një herë!

Share This Article
Leave a Comment