Bayern Munich ‘ngec’ sërish në kampionat, fitojnë Augsburgu dhe Monchengladbach |

1 Min Read

Të shtunën më 15 mars Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi katër ndeshjet e radhës për javën e 26-të. Bayern Munich ngec sërish, këtë herë 1-1 në Berlin. Tri pikë për Augsburgun.

Në Berlin, Unioni vendas ndali 1-1 Bayern Munich. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa duhej Sane në minutën e 75-të që të zhbllokonte sfidën. Hollerbach shtatë minuta nga fundi vendosi ekuilibrat, me Bayernin kryesues që pasi u mposht një javë më parë, ngec sërish, këtë herë në barazim.

Augsburgu mposhti 1-0 Wolfsburgun dhe me 38-të pikë e barazon në renditje. Tietz në minutën e 53-të vendosi ndeshjen. Fitore edhe për Borussia Monchengladbach, që në fushën e Bremen u imponua 2-4 me golat e Plea (3x) dhe Kleindienst.

Bayern Munich me 62 pikë kryeson Bundesligën, ndjekur nga Leverkusen me 53 pikë dhe një ndeshje më pak.

Renditja:

 

Share This Article
Leave a Comment