Baba Mondi surprizon kryetaren e Kuvendit me rastin e ditëlindjes, i dhuron Spiropalit një tortë në prag iftari

2 Min Read

TIRANË – Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka surprizuar këtë të shtunë kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali me rastin e ditëlindjes së saj.

Teksa kishin shtruar një darkë iftari Baba Mondi ka sjellë edhe një tortë për Spiropalin ndërsa i ka uruar ditëlindjen.

“Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.

Pas urimit të Baba Mondit Spiropali e ka falenderuar, ndërsa u ka uruar të gjithë besimtarëve një argjërim të lehtë dhe të pranuar. 

“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Spiropali.

Share This Article
Leave a Comment