Aksidente në punë/ 58vjeçari lëndohet në kantierin e ndërtimit, dëmtohet edhe një punonjëse e fasonerisë

1 Min Read

“Marrja nën hetim u bë për shkak se shtetasi L. P., 58 vjeç duke punuar në një godinë të kontraktuar nga firma e këtij shtetasi, është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia paraprakisht

Procedurat verifikuese po vijojnë dhe janë ende aktive, duke i kaluar Prokurorisë së Rrethit për zbardhjen e plotë të dinamikës, kushteve të sigurisë dhe shkaqeve.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. L., 36 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në një fasoneri.

Hetimet nisën për shkelje të sigurisë të rregullave në punë, pasi është dëmtuar lehtë punonjësja e fasonerisë, B. S., 39 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit kaloi për në banesë.

Share This Article
Leave a Comment