Vritet influencerja e njohur gjatë transmetimit në Youtube, autori e maskaron me thikë

2 Min Read

Një krim i rëndë ndodhi në Japoni kur një person goditi për vdekje një YouTuber teksa ajo po transmetonte drejtpërdrejt në një rrugë në qendër të Tokios.

Policia Metropolitane e Tokios tha se arrestoi Kenji Takano, 42 vjeç, si autori i dyshuar. Ai u dërgua në prokurori dhe pritet që ndaj tij te ngrihen akuza.

Viktima, 22-vjeçarja Airi Sato, kishte marrë plagë të shumta me thikë dhe nuk arriti të mbijetojë.

Ndjekësit që po shikonin transmetimin e drejtpërdrejtë të tmerrit thanë se e dëgjuan të  bërtitur për ndihmë dhe më pas pamje u ndërpre.

I dyshuari i tha policisë se e kishte takuar Saton në internet dhe e kishte parë atë disa herë personalisht dhe se ata kishin një mosmarrëveshje financiare , raporton Associated Press.

Sipas raportimeve  Takano i kishte dhënë hua Satos një shumë të madhe parash dhe se ajo nuk e kishte kthyer atë pavarësisht një urdhri gjyqësor.

Sulmuesi udhëtoi nga qyteti Oyama , rreth 100 kilometra në veri të Tokios, për të kryer sulmin pasi YouTuber-ja njoftoi se do të transmetonte drejtpërdrejt jashtë dhe gjurmoi vendndodhjen e saj duke parë videon.

Ai pretendoi në polici se nuk kishte ndërmend ta vriste.

Krimi i dhunshëm është ende i rrallë në Japoni, ku kontrolli i armëve është jashtëzakonisht i rreptë, por ka pasur disa sulme me thika dhe armë të tjera në vitet e fundit.

Share This Article
Leave a Comment