Vetëm 17-vjeç, sulmuesi shqiptar grumbollohet nga ekipi i Seria A |

1 Min Read

Xheto Nuredini është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i parë i Xhenoas, në një ndeshje të Seria A.

Sot do të luhet kundër Leçes dhe një vend në kampionatin italian është rezervuar për 17-vjeçarin e Kombëtares U-19.

Nuredini ka spikatur me paraqitjet e tij te Xhenoa U-20 këtë sezon. Me 6 gola të shënuar dhe 10 asistime në 23 ndeshje të Primaverës, ku vetëm 10 i ka nisur nga fillimi, ftesa dukej çështje kohe.

Sulmuesi shqiptar konsiderohet një talent që premton shumë për Xhenoan. Sfida e javës së 29-të në Seria A i gjen në vendin 12-të, përballë Leçes që kërkon pikë për mbijetesën.

Share This Article
Leave a Comment