Trajneri i Anglisë publikon listën e lojtarëve për duelin kundër Shqipërisë |

1 Min Read

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Ndeshja e  parë kundër Shqipërisë do të luhet më 21 mars dhe ndaj Letonisë në 24 mars.

Për herë të parë janë thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Bërn dhe Skelli. Ndërsa Rashford, Henderson dhe Xhejms janë rikthyer sërish për të qenë pjesë e ekipit të Tuhel.

Në sulm do të jetë padyshim Herri Kejn, me hapësirë ​​edhe për Fill Foden dhe Dominik Solanke. I pranishëm është edhe Kajl Uoker, i cili ka 93 paraqitje në të gjitha garat për kombëtaren e tij (vetëm një gol deri më tani, në kualifikueset evropiane).

Share This Article
Leave a Comment