Mbrëmjen e kësaj të premteje, 14 Mars, qielli do të ndriçohet nga një hënë e plotë e “kuqërremtë”.
Astrologët këtë e quajnë eklips hënor, i cili pritet të ndikojë jo pak në shenjat e horoskopit.
Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri tha se eklipsi hënor që do të ndodhë sot është shumë i rëndësishëm.
Sipas saj asgjë nuk do të jetë në kuadrin e rastësisë, ku ndryshimet për 12 shenjat do të jenë të pashmangshme.
Të gjithë do të ndikohemi nga ky eklips, por 4 shenja do të jetë në “lupën” e hënës së kuqërremtë.
“Asnjë gjë nuk është rastësi, pikërisht sot në ditën e eklipsit. Hëna është në shenjën e Virgjëreshës, e cila përveçse anës së saj praktike ka të bëjë më shumë me dijen, por kemi nga ana tjetër Diellin dhe lidhjen e Hënës së Veriut. Karmën, pra misionin për të cilën ne kemi zbritur, e kemi bashkë me Diellin në shenjën e Peshqve. Pra kemi një eklips spirituar. Përveç eklipsit, kemi dhe Saturnin në shenjën e Peshqve që është mënyra më e mirë për të kanalizuar energjinë e Saturni. Në shenjën e Peshqve është spiritualiteti, pra t’u shërbesh njerëzve duke mohuar anën materiale.
Megjithatë është një eklips shumë i rëndësishëm. Ndryshimet përmes këtij eklipsi janë të pashmangshme, ndoshta nuk janë shumë të dukshme, por janë të thella. Janë ndryshime që do të na çojnë në zhvillim, mjafton të përshtatemi në ndryshimet dhe të jemi vigjilentë për të përfituar sa më shumë. Të gjithë do të ndikohemi nga ky eklips. Ndikohemi më shumë në fushën se ku bëhen këto eklipse në anën tonë astrologjike. Më të ndikuar do të jenë: Virgjëresha, Peshqit, Shigjetari dhe Binjakët, të lindur në 10 ditëshin e tretë të shenjës”, tha astrologia./tvklan