Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ishzyrtarë të dyshuar

1 Min Read

 

Prokuroria belge zhvilloi disa operacione ku arrestoi 4 persona. Ajo i ka dërguar parlamentit europian një kërkesë për bashkëpunim.

Në Bruksel, policia arrestoi personat dhe kontrolloi selinë e kompanisë kineze të teknologjisë ‘Huawei’. Operacioni u zhvillua në kuadër të nje hetimi, i cili hedh hije skandali mbi parlamentin europian, pasi prokuroria blege ka dyshime se kompania gjigande kineze e teknologjisë ka korruptuar zyrtarë të Parlamentit Evropian.

dyshuari kryesor deri më tani është lobisti Italian Valerio Ottati, 41 vjeç, ndërsa në parlamentin europian është dërguar një kërkesë nga prokuroria që institucioni të bashkëpunojë në hetim, ç’ka u konfirmua të enjten nga një zëdhënës i parlamentit

Share This Article
Leave a Comment