Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën 

1 Min Read

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. 

Ai tha se “sinjalet që po vinin nga Moska ishin të mira” duke iu referuar propozimit amerikan për armëpushim 30 ditor të luftës, por ai ofroi optimizëm të kujdesshëm në lidhje me deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin se ai pajtohet në parim me marrëveshjen, por se i duhen bërë ndryshime në përmbajtje. 

Presidenti Trump tha se nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara 

“Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”, tha ai. 

Tarifat për partnerët tregtarë 

Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk do të ndryshojë mendje në raport me vendosjen e tarifave reciproke gjithëpërfshirëse, për të gjithë partnerët tregtarë, më 2 Prill. 

Trump e ka mbrojtur politikën e tij për vendosjen e tarifave dhe ka thënë se shumë shpejt bizneset vendase do të shohin përfitimet prej saj. 

Share This Article
Leave a Comment