Rama është fodull, e kam injoruar që në shkollë |

2 Min Read

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, aktorja Julia Ilirjani synon t’i futet politikës, pasi kandidon për deputete, teksa është pjesë e listës së hapur në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, e pyetur se pse vendosi të kandidojë për deputete, Julia Ilirjani tha se ka ardhur natyrshëm, teksa shtoi se Shqipëria po kthehet në diktaturë dhe se në vendin tonë rroga nuk iu del as intelektualëve.

Teksa u pyet pse zgjodhi Berishën dhe jo Ramën, aktorja e cilëson kryeminstrin e vendit si një fodull, të cilin e ka injoruar që në shkollë. Sipas saj, Rama nuk di të bëjë asgjë, si në politikë dhe në pikturë.

Julia: Erdhi fare natyrshëm. Unë nuk e kam menduar ndonjëherë veten në politikë. Kam marrë gjithmonë informacion se çfarë ndodh në politikë. Kur u futa në “BBV” u futa për të bërë një lojë timen. E gjeta veten që me etiketuan si një person që isha për të dhënë mesazhe. Mendoj që kjo ka filluar idenë ta shfaq veten time në gjithë dimensionin tim.

Pse me Partinë Demokratike?

Julia: Rinia e viteve ’90 jemi blu. Unë e besoj që PD do kthehet dhe mendoj që është e domosdoshme. Shqipëria po kthehet ne diktaturë. Çdo lider që rri kaq gjatë dhe pretendon të rrijë ende… Unë në Shqipëri shoh prindër që duan t’i çojnë fëmijët jashtë. Intelektualëve të Shqipërisë nuk i del rroga. Të gjithë njerëzit në Tiranë janë të ngrysur. Njerëzit duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Çfarë do i thoshte Edi Ramës?

Julia: E kam injoruar Ramën që në shkollë. Ka qenë gjithmonë fodull. Tërhiqu se na lodhe as pikturën s’e bërë, as politikën s’po e bën. Unë do të ftoj artistët, gratë, komunitetet. Egla Cenon do ta ftoj të japë mendimet e saj.

Share This Article
Leave a Comment