Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit

1 Min Read

Futbollisti i Flamurtarit, Sodiq Atanda është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të Premte në Vlorë.

Sipas policisë, mbrojtësi nigerian, ka marrë dëmtime në dorë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Atanda, 31 vjeç u shtrua në spital, aty ku mori ndihmën mjekësore dhe pas kësaj bëri kallëzim në komisariat. Policia njofton se autori i dyshuar është shtetasi D. B., 21 vjeç, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment