Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 21-vjeçari

0 Min Read

Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Thumanë-Laç. Një makinë e drejtuar nga 21-vjeçari me iniciale F.T., ka përplasur një këmbësor të paidentifikuar ende. Si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka arrestuar 21-vjeçarin dhe grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Share This Article
Leave a Comment