Përplasi për vdekje 57vjeçarin, bie në prangat e policisë shoferi i autoambulancës

1 Min Read

Njoftimi i Policisë:

65 vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe,(bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K), të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment