Përgjegjëse kryesore e vjedhjeve të fondeve publike!

3 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa thotë se është përgjegjëse kryesore e vjedhjeve të fondeve publike për ndërtimin e rrugëve.

Përmes një deklarate, Berisha theksoi se janë grabitur 12 miliardë euro vetëm me Infrastrukturën.

Ai deklaroi se pas 11 majit, PD do të marrë përsipër kompletimin përfundimtar të ndërtimit të infrastrukturës më moderne që Shqipëria ka pasur në të gjitha kohërat.

PD, promotore e ndryshimeve më të fuqishme infrastrukturore të vendit, pas 11 majit merr përsipër kompletimin përfundimtar të ndërtimit të infrastrukturës më moderne që Shqipëria ka pasur në t gjitha kohërat.

12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës janë vitet e ndalimit pothuaj të kohës për ndërtimin e infrastrukturës.

Nuk janë shënuar kurrë në histori vjedhje kaq të papërmbajtura siç janë shënuar në infrastrukturën e Shqipërisë. Ka rrugë të cilat janë prokuruar dhe nuk ekzistojnë.

Nuk ka ndodhur, nuk mund të konceptohet një vjedhje e tillë. Për të mos thënë Sheshi Shqiponja, rimodelimi i tij, 40 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.

Unaza e Madhe, çmime stratosferike. 6 herë më shtrenjtë se sa 8 kilometrat e ndërtuara në kilometrat e ndërtuara para vitit 2013.

Pra, në infrastrukturë ku janë investuar 12 miliardë euro, ju garantoj se janë vjedhur më së paku 11 miliardë. Ju lutem, vepra të përfunduara, me 65 miliardë euro buxhet të 12 viteve, është vetëm tuneli i Llogarasë, 19 kilometrat e Unazës së Tiranës të mbetura nga viti 2013 e këndej.

Lubi Balluku është përgjegjëse kryesore për këto vjedhje të tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve. Dhe jo më pak Edi Rama.

Mos harroni 2.3 miliardë euro kanë kushtuar pllakat e gurëve të shtruar në qytetet, por kostoja e tyre nuk mund të jetë kurrë më shumë se 3 milionë euro, janë vjedhur 2 miliardë euro nga korporata shtetërore e krimit që është qeveria. Një audit i përgjithshëm do të bëhet pas datës 11 Majit do të bëhet për çdo qindarkë të investuar në infrastrukturë dhe do u tregohet shqiptarëve se çfarë ka ndodhur, vjedhje e tmerrshme në kurriz të tyre”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a Comment