Nuk i besojmë Putin

1 Min Read

Putin parimisht tregohet i hapur për armëpushimin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin parimisht është treguar i hapur për një armëpushim, por ende nuk dëshiron të sqarojë detajet.

Putin do që kjo të arrihet vetëm me kushte, Në një konferencë shtypi Putin miratimin e Moskës ndaj propozimit të SHBA për armëpushim në luftën e Ukrainës e ka kushtëzuar dhe ka shprehur dyshime, nëse mund të mbikqyret një armëpushim i tillë. Ndonëse Moska e preferon propozimin për ndërprerjen e luftimeve, të tilla armëpushime duhet të “çojnë në një paqe të qendrueshme dhe të trajtojnë shkaqet që kanë rrënjë të thella të kësaj krize”, tha Putin. Lidhur me propozimin përfaqësuesit e Rusisë dhe të SHBA do të vazhdojnë tani bisedimet. Në të kundërt Zelenskyy theksosi sërish në kritikën e tij gatishmërinë e Ukrainës për ndërprejen e kufizuar të veprimeve luftarake. Kievi e ka pranuar propozimin për armëpushim, sepse SHBA kanë shprehur gatishmërinë për ta mbikqyrur atë.

“Ukraina e gatshme për paqen”

Share This Article
Leave a Comment