Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpalosi sot programin e PD-së për infrastrukturën rrugore nëse vjen në pushtet në datë 11 Maj. Listoi projektet në rrugë dhe akuzoi kryeministrin Rama me ministren Balluku.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F1423493592159958%2F&show_text=false&width=560&t=0
“Një audit i përgjithshëm pas datës 11 Maj do të bëhet për cdo qindarkë të investuar në infrastrukturë. Qëllimi është për të shpalosur projektin tonë për infrastrukturën? Së pari përparësi absolute do të jetë zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës. Autostrada Milot-Shkodër, e cila pas Rrugës së Kombit, ka trafikun më të madh në Shqipëri përveç Tiranë-Durrës. By Passi i Elbasanit.
Vepër që do të fillojë menjëherë. Ka 12 vite që fle projekti. Të fillosh ndërtimin e segmentit Elbasan-Librazhd që nuk ka trafik dhe të mos ndërtosh By Passin e Elbasanit, unë them sabotim, nuk po them, por është korrupsion. Dikush ka paguar Ramën dhe Lubi Ballukun. Hekurudha Tiarnë-Prishtinë është projekti më madhor pas Rrugës së Kombit” tha ai.
The post LIVE-Berisha: Po u bëra kryeministër do të ndërtoj hekurudhën Tiranë-Prishtinë appeared first on Timoni.al.