Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat e vitit të kaluar në Universitetin e Kolumbias lidhur me luftën në Gazë, ka ngjallur pikëpyetje në lidhje me të ashtuquajturën ‘green card’, ose kartën e gjelbër.
Aktivisti Khalil e mori kartën e gjelbër në vitin 2024 dhe siguroi statusin e qëndrimit të ligjshëm. Por banorët e përhershëm mund ta humbasin këtë status dhe të përballen me dëbim nëse shkelin ligjin e imigracionit.
Cilat janë arsyet që mund të hiqet statusi i banorit të qëndrueshëm
“Nuk është aq e zakonshme, por as edhe shumë e rrallë. Rastet më të zakonshme janë kur njerëzit dënohen për krime. … Një kartë e gjelbër nuk është shtetësi. Konsiderohet si një privilegj që e fiton, por edhe mund ta humbasësh nëse bën diçka që bie ndesh me kushtet për statusin e qëndrimit të përhershëm“, thotë ajo.
Shembuj të veprave penale që mund të çojnë në humbjen e këtij statusi përfshijnë krime të rënda, vepra penale të lidhura me drogën, mashtrime ose konsiderata të sigurisë kombëtare, të tilla si lidhjet me një grup terrorist. Statusi mund të hiqet gjithashtu nëse dikush konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Nëse një person me kartë të gjelbër akuzohet për një krim, çështja e tij ose saj penale do të kalojë në sistemin e drejtësisë. Por procesi për revokimin e statusit të tyre të përhershëm zhvillohet në gjykatën e emigracionit, ku zyrtarët duhet të paraqesin prova për të justifikuar heqjen e statusit.
Procesi i heqjes së statusit
Revokimi i një karte të gjelbër është një proces ligjor që fillon kur qeveria amerikane përcakton se një individ ka shkelur ligjet e imigracionit.
Qeveria mund të mësojë për raste të tilla në mënyra të ndryshme, qoftë përmes një kontrolli rutinë të imigracionit, hetimit të zbatimit të ligjit ose sinjalizuesve.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare zakonisht e nis procesin. Personit i dërgohet një dokument i njohur si Njoftim për t’u paraqitur në gjykatën e imigracionit ose, në raste të rënda, ata mund të arrestohen dhe ndalohen.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të mërkurën se Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka autoritetin të revokojë një kartë të gjelbër ose çdo vizë nëse aktivitetet e një individi në Shtetet e Bashkuara “do të kishin pasoja serioze negative të politikës së jashtme” për vendin.
Rubio ka thënë se rasti i Khalilit nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. “Karta e gjelbër nuk është e drejtë për askënd. … Nëse do të na thoshit se kjo ishte ajo që kishit ndërmend të bënit kur erdhët në Amerikë, ne nuk do t’ju kishim lejuar kurrë të hynit”, tha Rubio të mërkurën. “Nëse e bëni një gjë të tilllë sapo të hyni në vend, ne do ta anulojmë atë dhe do t’ju dëbojmë.”
Sipas njoftimit për Khalilin, Rubio e ka bërë këtë përcaktim. Khalil është urdhëruar të paraqitet para një gjyqtari të imigracionit më 27 mars në objektin e paraburgimit Lasalle në Luiziana. Gjykata Në gjykatën e imigracionit, barra e provës është mbi qeverinë; duhet të tregojë se personi ka shkelur ligjet e imigracionit.
Personi me kartë të gjelbër mund të përfaqësohet gjithashtu nga avokatë mbrojtës. Në sistemin e drejtësisë penale, nëse një person nuk mund të përballojë një avokat, qeveria duhet t’i sigurojë një avokat publik. Megjithatë, në gjykatën e imigracionit, emigrantët kanë të drejtën e avokatit të tyre, por qeveria nuk duhet t’ua sigurojë atë. Nëse emigrantët nuk mund të përballojnë një avokat ose nuk mund të gjejnë dikë që t’i përfaqësojë pro bono, ata nuk kanë qasje në përfaqësimin ligjor.
Rezultati i procesit
“Por në sistemin e imigracionit, ka organizata jofitimprurëse, klinika juridike, që punojnë pro bono, pra falas në raste të rëndësishme si ky”.
Vendimi përfundimtar
Nëse kartoni i gjelbër revokohet dhe të gjitha apelet dështojnë, personi zakonisht deportohet nga SHBA. Nëse apelimi është i suksesshëm, personi ruan kartën e gjelbër dhe lejohet të qëndrojë në vend.