Ka pasur negociata me… – JavaNews.al

1 Min Read

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, foli në Çdo Kënd në A2 dhe për partitë e reja që garojnë në këto zgjedhje parlamentare.

Alimehmeti u shpreh për gazetaren Merita Haklaj se ka pasur negociata me disa prej partive, teksa shtoi se do të ishte më mirë që të gjitha votat të grumbulloheshin në një koalicion të vetëm kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Ndoshta zoti Qori është vështirë të bashkëpunojmë. Kushdo që e mendon që Rama duhet të largohet më 11 maj, duhet të bashkoheshin në një front. Në një shtet ku jemi në gropën e korrupsionit doja të shihja njerëz që nuk e kishin këtë problem. Ka pasur negociata… Duhej maksimalizuar vota kundër Ramës. Dikush mund të gabojë por ne i japim kohë të reflektojë”, tha Alimehmeti.

Share This Article
Leave a Comment