Itali, i riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë

1 Min Read

Mediat italiane bëjnë të ditur se gjithçka nisi me një kontroll të policisë në makinën e të riut shqiptar, i cili shfaqi menjëherë shenja nervozizmi të madh. Brenda saj u gjetën tre blloqe kokaine, brenda një ndarjeje të fshehtë, strategji që po e përdorin shpesh trafikantët e drogës kohët e fundit, e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit.

Droga e sekuestrua kap vlerën e 300 mijë eurove, por në pakicë mund të arrijë edhe gjysmë milioni. Duket se kokaina e gjetur nga skuadra celulare e drejtuar nga Manuel Pirone është cilësore.

Share This Article
Leave a Comment