Grabiti 30-vjeçaren dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet autori. Fshihej në shpellë/ EMRI |

2 Min Read

Policia e Lezhës ka arrestuar 33-vjeçarin Valentin Kovaçi, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Ai qëndronte në zonën e Kalasë së Lezhës, në një shpellë, në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë.

Kovaçi ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.

Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

Share This Article
Leave a Comment