Emri/ I shpallur në kërkim dhe i dënuar me mbi 7 vite burg, arrestohet 46vjeçari! 

1 Min Read

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndalesa” u vu në pranga shtetasi Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

Share This Article
Leave a Comment