Dy studentet që humbën jetën në aksidentin në Kosovë

1 Min Read

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 dy vajza kanë humbur jetën në një aksident në aksin rrugor në komunën e Ranillugut në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të kamionit.

Sipas Hashanit, hetimet kanë treguar se manovra e kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në proces të tejkalimit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e shoferes së veturës.

Vajzat që vdiqën janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi të cilat ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka regaur përmes një mesazhi ngushëllimi ku shprehen kjo humbje e madhe la në gjysëmëndërrën e ytre që kishin nisur. Universiteti i shpreh ngushëllimet familjes së tyre, të afërmeve dhe miqve për humbjen e rëndë dhe të parakohshme.

Share This Article
Leave a Comment