Dashnor Sula tërhiqet nga lisata e Tik Lapajt?! E pabesueshme çfarë ka ndodhur

1 Min Read

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani thotë se Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave. Shabani tha se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

”Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.

Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista. Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula. Ai është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK. Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”,-tha në ”A2cnn”.

Share This Article
Leave a Comment