Berisha deklaroi:
Rruga e Arbrit inaugurohet 16 vite pas fillimit të saj. Jo plotësisht bile. 32 kilometra të kësaj rruge u inauguruan para vitit 2013. 27 kilometra rrugë të parashikuara për 160 mln euro, kanë shkuar gjer tani 450 mln euro. Dmth, 3 herë mbi parashikimin. 1 kilometër i saj ka kushtuar 1.2 herë më shtrenjtë se 1 km i Rrugës së Kombit.
Tuneli i Murrizit është inauguruar gjer sot sipas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nga 2022 tre herë. Është shpallur që do të inaugurohet këtë datë e këtë datë dhe nuk është inauguruar ndonjëherë.
Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë, sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kondicionet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat kompanitë daneze etj. Uroj edhe njëherë që të jetë i suksesshëm më së fundi. Por zona është realisht problematike.
Kurse parametrat e tjera të asaj rruge janë copë, copë. Nuk ka asnjë parametër, asnjë standard që duhet të plotësojë. Thashë janë, ku ta kapësh më parë. Edhe atë që ndërtuam ne e lanë. Ne ndërtuam gjer në urën e Vashës dhe nga ura e Varës gjer tek ura e Gjoricës ishte e përfunduar, bashkë me tunelin e Qafë Buallit. Ata që e kanë bërë atë rrugë, ata shohin një rrugë e cila vetëm në 27 kilometra ka kushtuar 450 mln euro.
Këta janë të lidhur, me Ramën me tjetrin, janë një konglomerat. Këtë do thosha unë.