Bëni gjithçka të bashkoni çdo opozitar! 

4 Min Read

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, zhvilloi një vizitë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. 

Përpos urimit, ai komentoi zhvillimet politike dhe zgjedhjet e 11 majit. 

Berisha u shpreh se “kandidatët e Edi Ramës janë me dosje të rënda”, teksa u dha porosi të zgjedhurve të vetë duke u thënë që të bëjnë gjithçka për të bashkuar çdo opozitar. 

Më tej ai tha se “ne jemi në opozitë për 12 vite dhe do të vazhdojmë të punojmë për shqiptarët”. 

“Në tërësi, klima është shumë pozitive. Siç keni parë ju, listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, që nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Edi Rama ka sot dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish, përvetësim pronash. Ja ku jemi ne, opozitarë 12 vite. Montuan procese politike dhe nxorën se janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh shumë i madh për kandidatët e opozitës. 

Ne kemi të metat tona, por ne nuk kemi mëkatet e tyre. Ne kemi qëndruar 12 vite në opozitë dhe dalim sot para shqiptarëve të betuar që do punojmë për ta. Të betuar që do ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat dhe kudo.
Ne kemi një program që vërtet e transformon Shqipërinë. Çfarë do t’u sugjeroja një gjë të dytë ju? Çdo fjali, çdo fjalë, çdo bisedë, ju do shpalosni programin e PD. Kurrë mos u lodhni me këtë. Ju do i thoni çdo qytetari që ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro, varfëria ekstreme nuk ekziston. Dhe po të merrni vendet e BE, ato nuk kanë varfëri ekstreme. Sepse këto japin pikërisht këtë. 

Bëjmë një gjë shumë të mirë, sepse të paktën nuk numërojnë kafshatën. Nuk mund të pranohet ky çmim nafte dhe kjo do pasqyrohet tek të gjithë qytetarët. Kështu që ne naftën, sepse nafta është një piramidë në Shqipëri, me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursë 160 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1400 lekë. Më 7 prill të vitit 2023, nafta në bursë 80 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1800 lekë. Pra, këtu është një piramidë e tmerrshme. Ky i ka vu një taksë naftës më absurden. Po të marrësh për çdo litër naftë 1.1 euro, kjo është një taksë që nuk ekziston kund në këtë formë. Ndaj ne do ulim taksën e naftë dhe do e sjellim naftën në çmimet që e shet Kosova.
Kosova e merr naftën pothuajse tërësisht nga Durrësi dhe atje e shet 40 përqind më lirë. Ka kontrabandë të jashtëzakonshme. Kosova me 400 e ca mijë automjetet, konsumon 630 mijë ton naftë, kurse me 870 mijë automjete, konsumon 540 mijë ton naftë. Këtu ka një kontrabandë që shkon të paktën në 300 mijë ton. Të gjitha këto do luftohen sepse kontrabanda e naftës nuk bëhet pa qeverinë kurrë. Kështu që ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën tonë, me qytetarët tek shpjegimi, tek programi që kemi, një program që përfill dhimbjet e qytetarëve“, tha ai. 

Share This Article
Leave a Comment