Basha i bashkohet takimit të kandidatit Fatos Brahja me banorët e Saukut: “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër..

2 Min Read

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten, iu bashkua këtë mbrëmje kandidatit të koalicionit, Fatos Brahja, dhe banorëve të Saukut.

Gjatë takimit, ata diskutuan mbi situatën në vend dhe zgjidhjet që ofron Koalicioni Euroatlantik me programin e tij qeverisës.

Duke dëgjuar shqetësimet e banorëve për sistemin shëndetësor, pensionet e ulëta dhe çështjet e pronës, zoti Basha theksoi se programi qeverisës parashikon zgjidhje konkrete për secilin sektor.

Shëndetësia

Parimi “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër mafies së barnave janë në qendër të programit tonë.

✅ Me Kartën e Sigurimit Shëndetësor, çdo qytetar do të ketë akses në shërbime shëndetësore publike ose private pa pagesa shtesë.
✅ Lista e barnave të rimbursueshme do të rishikohet për të përfshirë ilaçet që u shërbejnë realisht pensionistëve dhe të sëmurëve, duke eliminuar interesat korruptive në këtë sektor.

Pronat

Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës mbetet një prioritet.

✅ Prona duhet të shkojë tek i zoti ose, aty ku është e pamundur, të kompensohet me çmim tregu.
✅ Konsolidimi i kuadrit ligjor për një zgjidhje përfundimtare të pronave.
✅ Rishikimi i hartës së vlerës, duke e bërë atë unike dhe të njëjtë për të gjitha rastet e trajtimit të pronave.
✅ Përcaktimi i saktë i faturës financiare për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare.
✅ Thjeshtëzimi i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.

Për çiftet e reja

✅ Subvencionim i plotë i interesave për kreditë e shtëpive për 30,000 çifte të reja shqiptare.
✅ 1 vit pagë e plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune.
✅ 2,000 euro për çdo bebe.
✅ 20,000 euro për fëmijën e tretë.

Pensionet

✅ Rritje e pensioneve me të paktën 20% dhe indeksimi i tyre me dyfishin e vlerës së inflacionit çdo vit.
✅ Bonus periodik prej 250,000 lekësh për pensionet e ulëta.

Koalicioni Euroatlantik sjell një vizion të qartë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët! 🇦🇱

Share This Article
Leave a Comment