Aksident në autostradën Thumanë-Laç, humb jetën këmbësori, shoqërohet drejtuesi i mjetit 21-vjeçar

1 Min Read

THUMANË- Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Thumanë-Laç. Mësohet se automjeti me drejtues një 21-vjeçar, ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment