‘54% e shqiptarëve kundër Ramës’, reagon Këlliçi: Durim edhe pak…

2 Min Read

Kandidati për deputet në PD, Belind Këlliçi ka reaguar sot në lidhje më një sondazh të realizuar nga një institut kërkimor italian, sipas të cilit 54% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës. Ndër të tjera, Këlliçi e quan si një hakmarrje me porosi të Carlo Bollinos.

Këlliçi shprehet se konsumimi i tepërt i qeverisjes së kalbëzuar Rama 3, po jep efektin edhe në mediat e vetë pushtetit.

Këlliçi shton se përpos sulmit të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj, madje edhe duke guxuar të ekspozojë kreun e organizatës, Edi Ramën.

“Hakmarrje me porosi e leçjanit Carlo Bollino!

54% e shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Duket se konsumimi i tepërt i qeverisjes së kalbëzuar Rama 3, po jep efektin edhe në mediat e vetë pushtetit.

Në një sondazh në mediat e paguara dhe të kontrolluara nga inceneratori fantazmë i Tiranës, dilet në përfundimin se 54% e shqiptarëve janë të zhgenjyer nga veprimtaria e qeverisë së Edi Ramës!

Nuk e di nëse ky qëndrim afër të vërtetës vjen nga një zgjim i papritur dhe një përballje me realitetin e përditshëm, apo vjen thjeshtë nga një hakmarrje për Veliajn, kurbanin e radhës i cili ushqente me inceneratorët e tij të gjithë Carlot dhe leçjanët mediatikë që i shërbejnë si kamikazë!

Ndoshta përpos sulmit të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj, madje edhe duke guxuar të ekspozojë kreun e organizatës, Edi Ramën.

Sido që të jetë, e vërteta mund të vonojë, por herët a vonë do dalë në dritë, edhe për Carlon!

Share This Article
Leave a Comment