Vlerësova angazhimin për të luftuar korrupsionin

1 Min Read

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga institucionet e drejtësisë, kreun e SPAK Altin Dumani, kryeprokurorin Olsian Çela, kreun e ILD Artur Metani dhe kreun e KLGJ Ilir Rusi.

Komisionerja në një reagim në platformën X ka shprehur mbështjen që BE ka për rolin e tyre dhe veçanërisht ndaj SPAK.

“Një takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat i mundësojnë Shqipërisë dhe Europës siguri.

Është e rëndësishme të angazhohemi në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe funksional, por edhe më shumë të rrënjosim respektin e shtetit të së drejtës”, shkruan Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos në platformën X.

Very good meeting with independent justice institutions, which enable safe and secure Albania and Europe.

I commended their commitment to tackle corruption and organised crime and expressed the EU firm support to their role and working methods, in particular to SPAK.

It is… pic.twitter.com/UwCqvdO9jb

— Marta Kos (@MartaKosEU) March 13, 2025

Share This Article
Leave a Comment