Trump kërcënon BE-në me tarifa 200% për alkoolin

1 Min Read

Donald Trump ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të vendosë një tarifë 200% për alkoolin e tij, përfshirë verën dhe shampanjën, nëse blloku vendos tarifa për uiski amerikan.

Presidenti amerikan përdori një postim në rrjetet sociale për të paralajmëruar BE-në, pasi kishte thënë edhe më parë se blloku ishte krijuar për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në një postim të Truth Social: “Bashkimi Evropian, një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, i cili u formua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të keqe prej 50% për uiskit. 

“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha VERËRAT, SAMPAJNË DHE PRODUKTET ALKOKOLIKE QË DALIN NGA FRANCA DHE VENDET E TJERA TË PËRFAQËSUARA TË BE-së.

Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA,” shkruan ai.

Share This Article
Leave a Comment